Mjeku thirrje shqiptarëve: Kujdes me orizin e gatuar tani në verë, rrezik për helmim

Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë shtojnë rastet e helmimeve ushqimore.

Me nisjen e sezonit të verës, mjeku ineksionist Tritan Kalo paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes me ushqimet që konsumojnë. Në një postim në faqen e tij në Facebook mjeku ngre si shqetësim përdorimin e orizit tani në verë, ku specialistët e ushqimit thonë se përmban spore të Bacillus cereus-it, një bakter që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi dhe që i mbijeton jo rrallë edhe temperaturës së gatimit.

Mjeku këshillon që të tregohet kujdes gjatë gatimit, shërbimit dhe ruajtjes së produkteve ushqimore në këtë stinë, sidomos me orizin e gatuar.

Së pari, mjeku këshillon që orizi të konsumohet jo më vonë se 1 orë pas gatimit dhe nëse nga vakti mbetet sërish, të vendoset menjëherë në frigorifer, për t’u ringrohur, por jo më vonë se pas 24 orësh.

 

Lexoni postimin e tij të plotë:

RIKUJTESË! Koha kur ORIZI konsumohet jo pak, si dhe gëzimet familjare ku ai shërbehet, janë të shumta në stinën e VERËS. Specialistët e ushqimit thonë se orizi i sapoblerë përmban spore të Bacillus cereus-it, një bakter që mund të shkaktojë helmim nga ushqimi dhe që i mbijeton jo rrallë edhe temperaturës së gatimit. Shenjat e sëmundjes fillojnë shpejt pak orë ose 10-16 orë pas konsumimit të tyre, të shoqëruara me dhimbje barku, shpesh shumë të forta, të përziera dhe të vjella e diarre e ujshme.

Është një mikroorganizëm rezistent ndaj shumë antibiotikëve, që përdoren në praktikën ë përditshme klinike, si dhe mjaft dëmprurës deri në rrezikimin e jetës, sidomos të moshave të reja, duke dhënë në ta edhe për shkak të toksinës që ai prodhon Septicemi, Meningoencefalite deri në vdekje.

B. cereus gjendet në oriz, patate, peshk, qumështin e pa pasterizuar, ëmbëlsirat, supë, djathi dhe produktet me bazë djathi, makarona, patate, në mishin e pulës, të derrit apo të lepurit.

Nëse orizi lihet në temperaturën e dhomës pasi është gatuar, sporet mund të kthehen në baktere, shumohen dhe mund të prodhojnë toksina që shkaktojnë të vjella dhe diarre. Sa më gjatë që të rrijë orizi i gatuar në temperaturën e dhomës, aq më i madh është rreziku i helmimit prej tij.

Ekspertët e ushqimit këshillojnë që orizi të konsumohet jo më vonë se 1 orë pas gatimit, dhe nëse nga vakti mbetet sërish, të vendoset menjëherë në frigorifer, për t’u ringrohur, por jo më vonë se pas 24 orësh. Asnjëherë mos e rinxehni orizin më shumë se një herë.

KUJDES gjatë gatimit, shërbimit dhe ruajtjes së produkteve ushqimore në këtë stinë, SIDOMOS me orizin e gatuar./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca