14 qershori, Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

Çdo pak sekonda, dikush, diku, ka nevojë për gjak. Ji aty, dhuro gjak, shpëto jetë!

Çdo vit, më 14 qershor, shtetet në të gjithë botën festojnë Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut. Ky event shërben për të falënderuar vullnetarët, dhuruesit e gjakut të cilët nuk janë paguar për këtë dhuratë jetëshpëtuese, dhe për të rritur ndërgjegjësimin për dhurime të rregullta të gjakut, për të siguruar cilësi, siguri dhe gjendje të gjakut dhe produkteve të tij për pacientët në nevojë.
 
Transfuzioni i gjakut ndihmon në shpëtimin e miliona jetëve çdo vit. Mund të ndihmojë pacientët që vuajnë nga gjendje të rënda shëndetësore për të jetuar më gjatë dhe më mirë. Ndihmon nënat shtatzëna dhe fëmijët, si dhe gjatë aksidenteve dhe fatkeqësive natyrale.
 
Shërbimi i gjakut, që iu jep mundësi pacientëve të marrin gjak dhe produkte të tij kur ata kanë nevojë dhe në cilësi të mirë, është komponenti kyç për një sistem shëndetësor efektiv. Furnizimi i mjaftueshëm mund të sigurohet vetëm nëpërmjet dhurimeve të rregullta nga vullnetarët.
 
Këtë vit, shteti mikpritës për eventet e Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut 2018 është Greqia, me Qendrën Kombëtare Helenike të Gjakut. Ngjarja globale do të organizohet sot (më 14 qershor 2018) në Athinë.

Burimi: WHO / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?