Gingo biloba, për qarkullimin e mirë të gjakut dhe forcues i memories

Rolina Naço, dietologe

Pema Gingo biloba është një nga llojet e pemëve më të vjetra në tokë. Në gjethet e kësaj peme gjenden fitokimike të cilat shfaqin veti antioksidues, veçanërisht në tru. Gjithashtu ndihmojnë qarkullimin e qetë të gjakut në tru dhe për pasojë në funksionin e mirë të tij. Në përgjithësi përmirëson funksionet e ndryshme mendore, siç është memoria dhe aftësia për t’u përqendruar.

Ekstrakti i gjetheve përdorej nga kinezët në kohët e lashta si ilaç për sëmundjet kardiake dhe për çrregullimet e gjakut. Sot përdoret nga mijëra njerëz si forcues i memories. Në Gjermani dhe në Francë doktorët e shtojnë në receta si ilaç. Ka shitjet me të mëdha në kategorinë e vetë.

Ndihmon në qarkullimin e gjakut në muskujt e duarve dhe të këmbëve, si pasojë të përgjysmohen disa simptoma të cilat vijnë nga qarkullimi jo i mirë i gjakut, siç janë këmbë dhe duar të ftohta dhe dhimbje në këmbë gjatë ecjes.

Gjithashtu është shumë i vlefshëm për restaurimin e anomaliteteve që shkakton sëmundja Raynaud, në të cilën nxihen duart dhe këmbët si pasojë e qarkullimit të keq të gjakut.
Kjo sëmundje po nuk u trajtua në kohë çon në gangrenë.
Nuk janë raportuar efekte anësore.

Kujdes, nuk duhet të përdoret kur jeni duke marrë ilaçe për hollim gjaku(si farmavini, aspirinë dhe Plavix)./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje