Si duket bota e përtejme?! Artisti pikturon çfarë pa gjatë vdekjes klinike

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Aktori 60-vjeçar Shiv Grewal, i cili pësoi një vdekje klinike për 7 minuta, ka pikturuar gjithçka ka përjetuar në “botën e përtejme”.

Aktori ka hapur një ekspozitë të punimeve të tij, ku shfaqen pamje që ai beson se ka parë gjatë vdekjes klinike.

Ai kishte pësuar atak kardiak në mënyrë të papritur teksa po kthehej në shtëpi pasi kishte darkuar me bashkëshorten.

Teksa mjekët përpiqeshin që ta rikthenin në jetë, Shiv tregon se  disi e kuptonte se kishte vdekur.

“Isha e vetëdijshëm se truri nuk po funksiononte dhe bërtisja për ndihmë. Në të njëjtën kohë, ndjeja sikur isha ndarë nga trupi. Isha si i zbrazët, por mund të ndieja emocione dhe ndjesi të tjera.

“Edhe pse e dija që kisha vdekur, dija gjithashtu se kishte një shans për t’u kthyer në shtëpi.

“Doja të kthehesha në jetën reale, në botën fizike dhe gruan time. Kërkoja që të rikthehesha dhe fillova të lutesha.

“Nuk kisha trup. Më dukej sikur po notoja në ujë, sikur nuk peshoja fare dhe isha shkëputur nga bota fizike. Në një moment mu duke sikur udhëtova për në Hënë dhe mund të shihja meteorët dhe të gjithë Hapësirën”.

Shiv është përpjekur që të kthejë në art të gjithë këtë eksperiencë të jashtëzakonshme.

Burrimi: Mirror / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?