Gjaku në urinë, nga se shkaktohet?

Pyetje

Unë kam këtë lloj sëmundje të gjakut në urinë dhe nuk e di se nga më vjen. Mund të më jepni një informacion më të detajuar?

Përgjigje nga doktori nefrolog Genci Morcka

Hematuria quhet prania e rruazave të kuqe të gjakut në urinë, gjë që nuk ndodh normalisht. Hematuria mund të jetë maskroskopike, kur urina probleme sistemi urinar veshkatngjyroset në të kuqe dhe tregon për prani të konsiderueshme të eritrociteve në urinë ose mund të jetë mikroskopike. Në të tilla raste nuk ka ndryshime të dallueshme të ngjyrës së urinës dhe sasia e eritrociteve në urinë është e pakët. Hematuria më tepër se një sëmundje shërben si sinjal alarmi për ekzistencën e patologjive të tjera.

Shkaqe të tjera mund të jetë mioglobinuria (pigment që del në gjak në rastet e shkatërrimit të rruazave të kuqe të gjakut), hemoglobinuria (pigment që del në gjak në rastet e dëmtimeve muskulore), por dhe përdorimi i disa barnave, si: Rifampicina, Pheninidioni, Phenolphtaleina, disa defekte metabolike, si: porfiria, alkaptonuria, përdorimi në ushqim i panxharit të kuq.

Ka dhe shkaqe të tjera që nuk lidhen me veshkat. Të tilla mund të jenë: hipertensioni arterial, drepanocitoza, traumat, kateterizimi urinar, terapia me Ciklofosfamid, hemofilia, përdorimi i antikoagulantëve.

Personat duhet të kryejnë ekzaminimin mikroskopik dhe kimik të urinës së freskët dhe urinës së 24 orëve, analizat e gjakut, testet e koagulimit të gjakut. Po ashtu rekomandohet kryerja e elektroforeza e hemoglobinës, ekografia e aparatit urinar, cistoskopia. Në disa raste është e domosdoshme të kryhet edhe biopsia renale.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?