Shtohen rastet e vdekjeve nga sëmundjet e mëlçisë tek të rinjtë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Më shumë të rinj po vdesin nga sëmundje të lidhura me cirrozën e mëlçisë. Një studim i ri, i publikuar tek revista amerikane BMJ, ka zbuluar se numri i vdekjeve në SHBA për shkak të cirrozës është rritur me 65% dhe vdekjet nga kanceri i mëlçisë janë dyfishuar nga viti 1999 në vitin 2016.

Në këtë periudhë, vdekjet e lidhura me cirrozën janë rritur për çdo grup etnik si tek meshkujt ashtu edhe femrat.

Nga viti 2009 deri në 2016, shtimi i rasteve të vdekjes nga cirroza e mëlçisë është vërejtur tek grupmosha 25-34 vjeç, sipas dr. Elliot Tapper, profesor tek Universiteti i Miçiganit.

Abuzimi me alkoolin mendohet të jetë shkaku kryesor për rritjen e numrit të vdekjeve tek të rinjtë. Për të parandaluar këto fatkeqësi, prof. Tapper sugjeron që të rritet çmimi i alkoolit dhe të ndërgjegjëson të të rinjtë që të bëjnë kontrolle të herëpashershme tek mjeku.

Cirroza e mëlçisë shfaqet kur toksina si alkooli ose kaloritë e tepërta helmojnë mëlçinë, duke shkaktuar inflamacion dhe plagë.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara