Aprovohet ilaçi i parë i malaries në 60 vite

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një ilaç për trajtimin e malaries – i pari që merr aprovimin në 60 vite – ka marrë një dritë jeshile nga autoritetet në SHBA.

Ky ilaç mendohet të parandalojë rikthimin e një forme të malaries, që prek rreth 8.5 milionë njerëz çdo vit.

Kjo formë e malaries ka qenë një sfidë për shkencëtarët, duke qenë se qëndron i fshehur në mëlçi për vite me radhë dhe sulmon krejt papritur. Shkencëtarët e kanë përshkruar  tafenoquine si një “arritje fenomenale”.

Rregullatorë në të gjithë botën do të shohin nëse mund t’ua rekomandojnë ilaçin popullit të tyre.

FDA thotë se ilaçi është efikas dhe e aprovon përdorimin e tij në SHBA, megjithatë thekson se duhet të kihet kujdes për efektet anësore. Për shembull, njerëzit që kanë mungesë në një enzimë të quajtur G6PD, nuk duhet ta marrin këtë ilaç pasi mund të shkaktojë anemi.

Dozat e larta të këtij ilaçi mund të shkaktojnë gjithashtu probleme për njerëzit me çrregullime psikiatrike.

Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak