Aksesi në drejtësi i pacientëve, si t’i drejtoheni Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të çdo personi nga veprimet e paligjshme ose të parregullta të administratës publike.

Në çdo rast kur gjykoni se jeni viktimë e një gabimi ose padrejtësie dhe të drejtat dhe liritë tuaja janë shkelur, mund t’i drejtoheni Avokatit të Popullit, i cili rekomandon institucionet shtetërore për marrjen e masave.

Kuadri ligjor, mbi bazën e të cilit Avokati i Popullit ka ushtruar veprimtarinë e tij në këtë fushë të te drejtave të njeriut, me qellim mbrojtjen dhe garantimin e saj, ka të bëjë me; Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Neni 55/1. Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti. 55/2. Kushdo ka të drejtë për sigurim shëndetësor sipas procedurës së caktuar me ligj.Ligjin Nr.3766, datë 17.12.1963 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërise”, Ligjin Nr.8092, datë 21.03.1996 “Për Shëndetin Mendor , Ligjin Nr.7870 datë 13.10.1994 “ Për Sigurimet Shëndetësore ne Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr.7895 datë 27.01.1995 neni 97, ‘Kodi Penal i republikës së Shqipërisë”. 

Kush mund t’i drejtohet Avokatit të Popullit?

  • Çdo  individ ose grup individësh përfshirë edhe fëmijët e mitur

Kur mund të ankoheni tek Avokati i Popullit?

  • Në çdo rast kur gjykoni se jeni viktimë e një gabimi, ose padrejtësie dhe të drejtat dhe liritë tuaja janë shkelur.

Në çfarë forme mund të drejtoj një ankesë tek Avokati i Popullit?

  • Ankesë online
  • Ankesë më shkrim, e dërguar me postë
  • Duke u paraqitur në institucionin e Avokatit të Popullit
  • Duke u paraqitur në zyrat rajonale të Avokatit të Popullit
  • SMS në numrin 0689034648
  • Në numrin 08001111 (të burgosurit dhe personat e ndaluar në dhomat e paraburgimit)

Kini parasysh:

Avokati i Popullit nuk ofron ndihmë gjyqësore dhe nuk ka kompetencë të ndërhyjë në një proces gjyqësor.

Parashtro Një Ankesë
Drejtuar: Institucionit te Avokatit te Popullit

Permbajtja e Ankeses

Emri i Dokumentit
Gjendja
Madhësia

    Tipet e dokumentave te lejuara: jpg jpeg gif png txt doc docx pdf odt.

    6 + 10 = 
    **Ky artikull u prodhua nga “Together for Life” në kuadër të projektit “Të drejtat e pacientëve në sistemin e drejtësisë”, si pjesë e skemës së granteve të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Save the Children në partneritet me Qendra e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara. Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e vetme e “Together for Life” dhe jodomosdoshmërisht paraqet pikëpamjet e Bashkimit Evropian, Save the Children dhe Qendrës së Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

    Postime të ngjashme

    Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
    Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
    Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
    Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
    Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
    Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
    Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
    Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni