Pyet mjekun: Nodusi në mitër, a e rrezikon shtatzëninë?

Përshëndetje! Jam 35 vjeç dhe është shtatzënia e parë për mua. Kam bere eko dhe doktori më tha që ke një nodus në mitër 44mm. Më dha një kurë dyjavore dhe kur bëra ekon tjetër nodusi ishte akoma po me atë madhësi. Tani nuk më ka dhënë kurë tjetër. Jam shumë në merak, më tha se nuk ka ndonjë problem të rëndë, thjesht nuk e lejon mitrën të hapet sa duhet. Çfarë më këshilloni ju lutem? Faleminderit!

Përgjigjet Dr. Vasillaq Vasili, mjek gjinekolog në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, Tiranë.

Konsultohuni me mjekun gjinekolog që ndjek shtatzëninë tuaj. Gjatë gjithë kohës kini kujdes të mos sforcoheni. Në fund të shtatzënisë,kur të përcaktohet dhe mënyra e lindjes në varësi të gjendjes së bebit, të zhvillimit, mund të bëhet një lindje me operacion. Gjatë operacionit hiqet edhe modusi, në qoftë se është problematik, gjë që varet nga gjykimi i stafit që do të presë lindjen.

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve