Shkaktarët kryesorë për urolitiazën janë mosmarrja e lëngjeve sidomos në stinën e verës, infeksione të ndryshme të aparatit urinar, anomalitë e ndryshme të lindura ose të fituara të aparatit urinar. Ndërsa sëmundjet tumorale shkaktohen prej një sërë faktorësh siç mund të jenë: duhani, ndotja e ambientit dhe të gjitha problemet e tjera që lidhen me etiologjinë e kancerit.
Simptomat
Simptomat më të shpeshta janë dhimbjet në njërën ose në dy ijet, shoqëruar ose jo më temperaturë. Simptomat e ndryshme të shfaqura në sistemin urinar mund të jenë: djegie gjatë urinimit, dhimbje gjatë urinimit, vështirësi gjatë urinimit, urinim me gjak ose urinim me qelb.


