Përshëndetje , dua të bëj një pyetje nëse ka mundësi. Një femër që ka bërë një operacion në Zurich ka pasur një tumor i quajtur PLEXUS PAPILLOM 4 vertikal ana e djathtë beninje. Operimi është kryer para 2 vite e gjysmë. Tani i dhemb sërish koka. A mund t’i rikthehet sërish sëmundja dhe a ka rrezik në trashëgimie?
Përgjigjet onkologia Nevila Rexha
Nëse ka dhimbje koke, duhet të bëjë një rezonancë kontrolli. Në tumoret beninje nuk është rreziku i rikthimit, megjithatë ka raste shumë të rralla kur mund të shkojnë në malinjitet. Megjithatë, unë sugjeroj që të bëjë një rezonancë të kokës që të jetë më i sigurt.


