Si të veproni në rast se kafshoheni nga gjarpri?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Nëse jeni kafshuar nga gjarpri, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore. Për t’i dhënë ndihmën e parë dikujt që është kafshuar nga gjarpri, duhet:

  • T’i hiqni të gjitha bizhuteritë dhe veshjet që e shtrëngojnë për të shmangur problemet me ënjtjen.
  • Sugjeroni që mos ta lëvizë shumë pjesën ku është kafshuar për të mos u përhapur helmi.
  • Mbulojeni pjesën ku është kafshuar me një fasho të pastër dhe të thatë.
  • Ndihmojeni personin që të qetësohet që mos të kalojë në gjendje shoku.

Çfarë nuk duhet të bëni:

  • Mos u përpiqni që të kapni apo vrisni gjarprin. Mund t’ju kafshojë edhe juve.
  • Mos e lidhni ngushtë pjesën e kafshuar.
  • Mos u përpiqni që ta nxirrni vetë helmin.
  • Mos pini alkool apo diçka me kafeinë.
  • Mos përdorni asnjë pomadë, kompresë të ngrohtë, të ftohtë apo me akull.
  • Mos përdorni aspirinë – mund ta shtojë hemoragjinë.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?