TFL trajnim 2-ditor, prezantohet Guida e Bashkëpunimit

Shoqata Together for Life ka realizuar trajnimin dy ditor, me temë “Mbrojtja e të drejtave të Pacientëve”. Në këtë trajnim morën pjesë pacientë, përfaqësues të Shoqatave të Pacientëve si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore. Gjatë këtij aktivitet, sipas programit të parashikuar, u trajtuan tema lidhur me të drejtat e pacientëve, kuadrin ligjor përkatës, procedurat administrative si dhe institucionet e pavarura, kushtetuese dhe quasi gjyqësore, si Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, institucione të cilat kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të pacientëve. 

Pjesë e veçantë e këtij trajnimi ishte dhe prezantimi/ trajtimi i Guidës së Bashkëpunimit mes Pacientëve, Shoqatave të Pacientëve dhe institucioneve të pavarura, dokument i cili synon të ndihmojë pacientët, në mënyrë të thjeshtuar dhe praktike, për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore përmes paraqitjes së kërkesave dhe ankimeve pranë institucioneve të mësipërme, përsa i takon ofrimit të shërbimit shëndetësor nga autoritetet shëndetësore.


Ky aktivitet u realizua në kuadër të Projektit “Fuqizimi i pacientëve: Luftë kundër korrupsionit në sistemin shëndetësor përmes fuqizimit të pacientëve dhe institucioneve të pavarura”, mbështetur nga USAID/Albania.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni