Hapet gara për 41 drejtues të shërbimeve mjekësore universitare në QSUT.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur kriteret e vlerësimit, dokumentacionit dhe datat e konkursit për drejtues të shërbimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Shpallja e bërë për vendet vakante specifikon se, aplikantët duhet të kenë eksperiencë jo më pak se 10 vjet në specialitetin përkatës të shërbimit për të cilin konkurojnë. Gjithashtu një kriter tjetër që kandidatët duhet të plotësojnë është paraqitja e një projekti 4-vjeçar për zhvillimin dhe drejtimin e shërbimit, që do të shërbejë si bazë për vlerësimin e punës së drejtuesit të ardhshëm të shërbimit që i ka paraqitur ato.
Data e aplikimit për procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për drejtues të shërbimit në strukturat shëndetësore universitare do te jetë nga data 19.10.2018 ora 09:00, deri më 05.11.2018, ora 16:00.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë zyrës së burimeve njerëzore të Fakultetit të Mjekësisë. Data e zhvillimit të konkurrimit do të jetë data 19.11.2018, dhe në vijim.
KRITERET DHE DOKUMENTAT PËR KANDIDIM
1. Kërkesa me shkrim e shoqëruar me fotokopje e dokumentit të identifikimit.
2. Curriculum vitae.
3. Diplomë në “Mjekësi të Përgjithshme”.
4. Diplomë e specialitetit të shërbimit.
5. Diplomë e titullit “Profesor”, (nëse ka).
6. Diplomë e titullit Profesor i Asociuar”, (nëse ka).
7. Diplomë Doktoratë/PhD, të mbrojtur në një nga universitetet e Shqipërisë, të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Turqisë, Australisë ose Japonisë;
Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur dhe njehsuar, sipas legjislacionit në fuqi nga strukturat përkatëse.
8. Kandidatët që kanë vetëm shtetësi të huaj, duhet të paraqesin çertifikatën e mbrojtjes së gjuhës shqipe, me përjashtim të rasteve kur kandidati ka kryer një cikël të plotë studimesh në gjuhën shqipe dhe paraqet diplomën e noterizuar.
9. Të dorëzojë nga Urdhri i Mjekut:
a. Licenca e Ushtrimit të profesionit;
b. Vërtetim anëtarësimi nga Urdhëri i Mjekut;
c. Vërtetim që nuk ka asnjë dënim të dhënë nga Urdhri i Mjekut
10.Kontrata ose vërtetimi që është mjek pedagog me kohë të plotë jo më pak se 5 (pesë) vjet), me kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar në IAL-në përkatëse dhe të ketë të njëjtin specialitet në shërbimin shëndetësor universitar, për të cilin kandidon, ose të jetë/të ketë qenë mjek pedagog me kohë të plotë i strukturave universitare homologe të Bashkimit Evropian ose vendeve anëtare të OECD.
Për më shumë informacion…

