14-vjeçarja me autizëm hyri duke qeshur në spital, ndërroi jetë pas kontrollit rutinë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një adoleshente, e cila shkoi në spital “duke qeshur dhe kënduar”, ndërroi jetë pasi iu nënshtrua një anestetike të përgjithshme gjatë një kontrolli mjekësor rutinë.

14-vjeçarja Alice Sloman ndërroi jetë 3 ditë pas pësimit të atakut kardiak gjatë kontrollit me pajisjen MRI në spitalin Torbay. Alice Sloman po bënte disa teste për ujë të dyshuar në tru, por pësoi mosfunksionim fatal të zemrës, derisa pushuan së funksionuari të gjitha organet.

“Gjatë një ekzaminimi MRI, iu rritën shumë rrahjet e zemrës, pastaj filluan të bien me shpejtësi të lartë derisa nivelet e tensionit të gjakut shkuan në zero.

Supozohej që do të ishte një kontroll i thjeshtë, por që rezultoi fatale. Mjeku na tha që duhet të përgatiteshim për më të keqen”, tregon nëna e adoleshentes, Sarah.

Alice vuante edhe nga autizmi.  Vdekja e parakohshme e adoleshentes është duke u hetuar nga mjekësia ligjore.

Ndërsa mjekët në Spitalin Torbay luftuan për të shpëtuar jetën e Alice, ata zbuluan se ajo kishte një problem themelor të zemrës. Që nënkuptonte se zemra e saj ishte shumë më e dobët se ajo e një 14 vjeçari normal.

Burimi: The Sun / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?