Shuhet shpikësi i “pacemaker”, pajisja që shpëtoi miliona jetë njerëzish

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare Earl E. Bakken, inxhinieri elektrik që shpiku në vitin 1950 pacemakerin e parë që vendoset në trup, një shpikje që ka shpëtuar miliona jetë njerëzish.  Bakken është një nga themeluesit e kompanive më të mëdha në botë për prodhimin e pajisjeve mjekësore, Medtronic, një bashkim i fjalëve “mjekësi” dhe “elektronik”.

Në vitet e para të krijimit të kompanisë, Bakken së bashku me kunatin e tij riparonin televizorë dhe pajisjet spitalore.

Ndërsa më vonë Medtronic është njohur si një ndër kompanitë më të mëdha për krijimine  pacemaker-ave, gjeneratori i sistemit elektrik në zemër, i cili përdoret nga personat me çrregullime të ritmit të zemrës.

Në vitin 1958, mjeku kardiolog C. Walton Lillehei i kërkoi Bakken të krijonte një pacemaker me bateri që mund të mbante në jetë bebet me çrregullime të rrahjeve të zemrës. Deri atëherë, pacientët me çrregullime të rrahjeve të zemrës duhet t’i vendosnin pajisjet për zemrën në prizat e murit, duke ua kufizuar kështu lëvizjen.

Burimi: Washington Post / Shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?