Shpallet konkursi i tretë “Infermierë për Shqipërinë”. Çdo infermier i licensuar mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë” për të konkurruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.
Konkursi është i hapur për 12 qarqet e vendit dhe afati i fundit i aplikimit është data 31 Dhjetor 2018!
Fituesit që janë në listë pritje do të vijojnë të punësohen sipas radhës, deri në daljen e fituesve nga konkurrimi i ri. Të gjithë fituesit do të pozicionohen sipas pikëve të marra.
Për më shumë rreth mënyrës së aplikimit në platformën online dhe rregullat e konkurrimit lexoni në linkun e mëposhtëm:
http://infermierepershqiperine.al/wp-content/uploads/2018/12/Shpallje-portali-nr.-3-101218.pdf

