Fier, këtë verë kanceri i lëkurës shfaqet edhe tek fëmijët

bebe2

Nga: Emanuela Nexhipi

Neglizhenca për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit, nuk kalon vetëm me djegien sipërfaqësore të lëkurës. Për mjekët dermatolog, rastet duhen parë më thellë, pasi dëmi është i madh, sidomos tek fëmijët.

Ermal Sina, mjek dermatolog prane Poliklinikës së Specialiteteve në Fier, evidenton se këtë verë janë shfaqur edhe tek fëmijët, raste të melanomës, kancerit të lëkurës që kryesisht prek të rriturit, ndonëse moshat më të ndeshura janë ato mbi 35 vjec.

“Më problematikë janë infeksionet e lëkurës si dhe alergjitë janë të shpeshta. Por natyrisht nuk përjashtohen pasojat që kanë nga rrezatimet e diellit për kancerin në lëkurë. Të shpeshta janë edhe infesionet bakteriale, që prek kryesisht fëmijët dhe moshat e vogla. Prindërit duhet të kenë shumë kujdes në trajtimin e këtyre sëmundjeve, domethënë kur të shfaqen disa fluska të mbushura me gjak, duhet patjetër të konsultohen me mjekun apo dermatologun për të marrë mjekimin përkatës me antibiotik. Kanceri i lëkurës pasojat i pasqyron në mosha pak më të mëdha, por rastet në këtë periudhë janë të shtuara më tepër” –  tha Sina.

Personat me një numër të madh nishanesh në trup, kategorizohen më të rrezikuarit ndaj kancerit të lekurës.

Përveç rasteve me melanomë, numër i lartë pacientësh janë mjekuar edhe nga sëmundje të tjera të lekurës, si: ekzema, myku, infeksionet bakteriale te femijët e vegjël edhe alergjitë nga mjedisi dhe pickimi i insekteve.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak