Kujdes! I ftohti shkakton sulme në zemër

Ilma Lamçe

Një grup mjekësh kardiologë në Suedi kanë ngritur alarmin se në dimër sulmet në zemër janë më të shpeshta. Ata japin disa këshilla dhe rekomandojnë të tregohet kujdes në këto ditë të ftohta. Prandaj personat që vuajnë apo janë në rrezik të sëmundjeve të zemrës, duhet t’i kushtojnë një vëmendje maksimale.

Ushqimi, alkooli, por mbi të gjitha të ftohtit janë përgjegjësit kryesorë për kulmin e infarkteve që regjistrohen. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, ndër të cilët temperaturat e ulëta dhe fakti që enët e gjakut të disa njerëzve në rrezik nuk janë gjithmonë në shëndet të përsosur, gjatë festave të fundvitit dhe pas tyre, ka një rritje prej 37% të sulmeve në zemër.

Ekspertët të cilët janë kujdesur për këtë studim, i cili është publikuar në “Jama”, Suedi, tregojnë se i ftohti i madh është një rrezik i mundshëm për zemrën. Në ditët me temperaturë nën 0 °C rritet numri i infarkteve.

Vasokonstrikcioni në fakt mund të shkaktojë shkatërrimin e pllakave aterosklerotike. Rreziku i sulmit në zemër ulet me 3% në momentin që temperatura rritet me 8 gradë.

Prandaj kujdesuni për veten tuaj duke zvogëluar ekspozimin ndaj të ftohtit përmes veshjeve dhe ngrohjes së duhur, duke shmangur sforcimet kur temperaturat janë nën zero ose sportet dimërore të domosdoshme.

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?