6-vjeçari vdes në spital, mjekët: Priste të bënte transplantin e mëlçisë

Një fëmijë 6-vjeçar (R.I.) ka humbur jetën një natë më parë në Shërbimin e Peditatrisë, në Qendrën Spitalore Universitare.

Fëmija kishte mbërritur me urgjencë nga Spitali i Durrësit dhe ishte shtruar në Reanimacionin e Pediatrisë.

Burime zyrtare nga QSUT sqarojnë se ai vuante nga mëlçia, e ishte bërë gati të transferohej në një spital jashtë Shqipërisë për të kryer transplantin e mëlçisë.

Për shkak të përkeqësimit të situatës, paraditen e së hënës fëmija është sjellë me urgjencë, nga Durrësi në Shërbimin e Pediatrisë në QSUT, dhe i është nënshtruar terapisë intensive në sallën e Reanimacionit.

Por, mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë, të cilën ata e diagnostikuan si insuficiencë multiorganore (pamjaftueshmëri organesh), diagnozë kjo e papajtueshme me jetën.

Të njëjtat burime nga QSUT thonë për Top Channel se i gjithë ekipi i mjekëve u angazhua maksimalisht për të mbajtur 6-vjeçarin në parametra jetike, në mënyrë që koha të premtonte që ai të mund të transferohej për të kryer transplantin e këtij organi. Por ishte e pamundur.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni