Rëndësia e testimit të kolesterolit (yndyrnave) në gjak

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kolesteroli është një substancë e dylltë që prodhohet në mëlçi dhe gjendet gjithashtu në disa ushqime me bazë shtazore, si produktet e bulmetit, vezët dhe mishi. Trupi ka nevojë për pak kolesterol që të funksionojë si duhet. Por, nivelet e larta të tij mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës te një person. Ka disa faktorë që ndikojnë në rritjen e këtyre niveleve – disa prej të cilëve janë të kontrollueshëm, ndërsa disa nuk janë në dorën tonë.

Faktorët e pakontrollueshëm të rrezikut për kolesterolin e lartë:

Gjinia: Pas menopauzës, nivelet e kolesterolit LDL (të keq) fillojnë të rriten te gratë, ashtu si edhe rreziku për sëmundjet e zemrës.

Mosha: Rreziku për rritjen e niveleve të kolesterolit në gjak fillojnë të rriten me moshën. Burrat e moshës mbi 45 vjeç dhe gratë mbi 55 vjeç janë në rrezik më të lartë për rritjen e niveleve të kolesterolit dhe sëmundjeve të zemrës.

Historia familjare: Rreziku i kolesterolit të lartë është më i lartë nëse ndonjë nga pjesëtarët e familjes është prekur herët nga sëmundjet e zemrës (para moshës 55 vjeç për babanë ose vëllain; 65 vjeç për nënën ose motrën).

Faktorët e kontrollueshëm të rrezikut për kolesterolin e lartë:

Dieta: Yndyrat trans dhe të ngopura, sheqeri dhe kolesteroli në ushqim rrisin nivelet e kolesterolit LDL (të keq) dhe ato në total.

Pesha: Mbipesha trupore rrit nivelet e kolesterolit LDL (i keq) dhe ul nivelet e kolesterolit HDL (i mirë).

Aktiviteti fizik: Të qenët aktivë fizikisht ju ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq dhe rritjen e niveleve të kolesterolit të mirë. Aktiviteti fizik ju ndihmon të bini edhe nga pesha.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës