Barnat me rimbursim nuk likuidohen nga Fondi, farmacistët paralajmërojnë bojkot të shërbimit

Para dy ditësh portali Pro Pacientit denoncoi problematikat e theksuara në organizmin e brendshëm të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas burimeve të Pro Pacientit ka patur një pezullim të Drejtorëve të Drejtorive në këtë institucion. Kujtojmë gjithashtu shkurtimet e bujshme të personelit në maj të 2018-s. Pasojat e shkaktuara nga kjo mungesë organizimi duket se kanë çuar në krizë gjithë rrjetin farmaceutik, duke rrezikuar seriozisht qindra pacientë kronikë, të cilët përfitojnë nga skema e rimbursimeve.

Sipas Urdhrit të Farmacistëve, prej vitit 2018 farmacitë nuk janë likuiduar nga ana e Fondit për recetat me rimbursim. Kjo ka bërë që ata sot të dalin me një deklaratë-paralajmëruse. 

Deklarata e plotë 

Këshilli Rajonal i Tiranës, në mbledhjen e datës 18.01.2019 diskutoi mbi problemin e vonesave të rimbursimit prej muajit Tetor.

Prej muajit tetor të vitit 2018 farmacitë nuk janë likuiduar nga ana e Fondit për recetat me rimbursim. Kjo gjë përveç dëmit ekonomik që ka shkaktuar, pamundëson likuidimin e faturave ndaj depove, dhe situata ka arritur në atë pikë sa depot nuk furnizojnë më pa shlyer detyrimet e faturave të prapambetura.

Nëse kësaj situate nuk do t’i jepet zgjidhje në mënyrë emergjente, atëherë do të jemi të detyruar të mos pranojmë ekzekutimin e recetave me rimbursim dhe nëse kjo gjendje do të vazhdojë, protesta jonë do të përshkallëzohet deri në bojkot të ofrimit të shërbimit.

Ndodhur përpara kësaj situate, në mungesë të një përgjigje konkrete nga ana e Fondit për zgjidhjen e këtij problemi madhor, në sinkron të plote me të gjithë farmacistët që operojnë me kontratë në rajonin Tiranë, Këshilli Rajonal i UFSH Tiranë, vendosi qe :

DITEN E HENE ME DATE 21.01.2019, NE OREN 10:00, TE GJITHE FARMACISTET, TE VESHUR ME BLUZEN E BARDHE, TE GRUMBULLOHEN TEK FONDI I SIGURIMIT TE DETYRUESHEM TE KUJDESIT SHENDETESOR.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak