Antibiotikët e rrezikshëm, zbulohet kompania farmaceutike që i fut në Shqipëri

Agjencia Europiane e Barnave, në një njoftim publik, ngre alarmin e dhënë për efektet e dëmshme që kanë disa nga antibiotikët të klasës kinolone dhe fluorkinolone. Barnat që i përkasin klasës së flourkinoloneve janë ciprofloksacinë, levofloksacinë, moxifloksacinë, norfloksacinë, pefloksacinë, prulifloksacinë dhe rufloksacinë.

Edhe në faqen zyrtare të Agjencisë së Kontrollit të Barnave në Tiranë, është publikuar njoftimi, ku thuhet këto barna japin efekte të parikuperueshme. Simptomat janë enjtje të artikulacioneve, depresion, humbje të memories, humbje të shikimit dhe dëgjimit e të tjera.

Gazeta Shqip mëson se një nga këta antibiotikët e dëmëshën, ka hyrë në Shqipëri prej disa kohësh, nëpërmjet kompanisë farmaceutike CFO PHARMA, që dikur mbante emrin OMEGA PHARMA. Bëhet fjalë për Kinox Ciprofloxacin e cila tregtohet në doza të ndryshme, 250mg, 500mg, 750mg.

Ky medikament jep efekte të parikuperushme, pasi prekin sistemin nervor dhe atë muskulor. Agjencia Europiane e Barnave bën thirrje, që pacientëve duhet ti bëhet me dije se çfarë efektesh anësore ka ky antibiotik i kompanisë CFO PHARMA.

Më herët, administratori i kësaj kompanie, Nadir Çausholli, është përfshirë në një skemë abuzimi me rimbursimin e ilaçeve me kompaninë OMEGA PHARMA, duke i shkaktuar shtetit 2.2 milion euro. Pas disa viteve nëpër gjyqe, Çausholli fitoi pafajësinë dhe iu rikthye sërish biznesit të farmaceutikës, me një emër të ri, CFO PHARMA.

Ndërkohë për vitin 2017, CFO PHARMA, kompania në fushën e farmaceutikës u vlerësua si biznesi më i mirë i vitit nga Dhoma e Tregtisë dhe Bashkia Tiranë. Mbetet për tu parë, nëse ky çmim i referohet mënyrës të të bërit biznes, apo cilësisë së produktit (në këtë rast ilaçeve) që kjo kompani importon në Shqipëri.

Më poshtë, kompania CFO PHARMA (ish OMEGA PHARMA) që importon antibiotikun Kinox Ciprofloxacin:

Burimi: Gazeta Shqip

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni