Për çfarë shërben lëngu i qepës – disa sekrete për ta përdorur si kurues

Ilma Lamçe

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e dashur dhe e padëgjuar. Por, pasi të lexoni këtë lajm, do të filloni ta përdorni më shpesh atë, sepse ka vlera të jashtëzakonshme për trupin e njeriut. Mjekët e këshillojnë lëngun e qepës nëse vuani nga një sërë problemesh, siç janë problemet me rrugët e frymëmarrjes, ftohja, kolla etj. Lëngu i qepës është i mirë kundër gripit, dhimbjeve të barkut, për dendësinë kockore, cilësinë e gjumit, dëshirën seksuale dhe shëndetin e dhëmbëve.

Edhe pse aroma apo shija e tij nuk janë fort të pëlqyeshme, këshillohet ta kombinoni me kanellë dhe mollë për më shumë vlera. Vlerat e lëngut të qepës janë të shumta. Ai përmban fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalcium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor. Më poshtë do të lexoni përfitimet e lëngut të qepës:

-Shëndeti i Zemrës. Konsumi i lëngut të qepës ndihmon në uljen e ndjeshme të kolesterolit, ndihmon në parandalimin e mpiksjes së gjakut, një nga arsyet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

-Diabeti. Lëngu i qepës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e diabetit. Mineralet që përmban lëngu përmirësojnë aktivitetin e insulinës në largimin gradual të sheqernave nga gjaku dhe flavonoidët që përmban ulin nivelin e lartë të glukozës në gjakun e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2.

– Pastrim. Qepa ka disa përbërës të cilët ndihmojnë vitaminën C të largojë toksinat e dëmshme nga organizmi. Aminoacidet e këtij lëngu ndihmojnë nxjerrjen sa më të shpejtë të substancave të dëmshme nëpërmjet urinës.

-Kolla. Lëngu i qepës përmban sulfur që ndihmon në shpërbërjen e sekrecioneve dhe lehtëson kollën. Prandaj  rekomandohet shumë kundër sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes.

-Flokët Dhe Lëkura. Vitamina C tek lëngu i qepës stimulon formimin e kolagjenit ndërsa vitamina E shmang dëmtimin nga ekspozimi ndaj radikaleve të rrezeve ultra vjollcë. Mineralet janë shumë efikase në parandalimin e akneve dhe në forcimin e flokut.

Si mund ta përgatisni: Lëngu i qepës mund të përgatitet duke zier qepën në ujë (2 kokrra qepë mesatare për 1 litër ujë), qepën duhet ta zieni me gjithë lëkurë për 5 minuta.

Pas zierjes, mund të shtoni mjaltë dhe limon për të përmirësuar shijen dhe të pini menjëherë një gotë. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer dhe ta konsumoni ditën tjetër./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin