Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kanë kryer një operacion të rrallë. Ndërhyrja e mjekëve arriti të shpëtojë një foshnje vetëm 11-ditëshe nga një keqformim i palcës së kurrizit. Për fat të mirë, foshnja sot gëzon shëndet të plotë.
“Një ndërhyrje e rrallë tek një bebe vetëm 11 ditësh me keqformim të palcës së kurrizit u realizua me sukses nga ekipi i mjekëve të neurokirurgjisë, kirurgjisë pediatrike, reanimacionit pediatrik dhe shërbimit të djegie-plastikës në QSUT.
Falë investimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rezonancën e re moderne në neurokirurgji, u bë e mundur identifikimi i keqformimit të rrallë dhe me profesionalizmin e ekipit multidisiplinar të mjekëve të QSUT, foshnja sot gëzon shëndet të plotë”, shkruan Manastirliu.

