Hepatiti B akut ose kronik, faktorët e rrezikut

Hepatiti B akut ose kronik

Infeksioni i hepatitit B mund të jetë akut ose kronik.

Infeksioni akut i hepatitit B zgjat më pak se gjashtë muaj. Sistemi imunitar mund ta luftojë këtë infeksion, prandaj mund të shëroheni brenda pak muajsh.

Infeksioni kronik i hepatitit B zgjat gjashtë muaj ose më shumë. Sistemi imunitar nuk mund ta luftojë këtë infeksion, prandaj në disa raste mund të zgjasë edhe gjatë gjithë jetës, duke çuar në sëmundje më të rënda, si cirroza apo kanceri i mëlçisë.

Sa më i ri të jetë një person i infektuar nga hepatiti B – veçanërisht të sapolindurit dhe fëmijët nën moshën 5 vjeç – aq më i madh është rreziku që ky infeksion të bëhet kronik.

Infeksioni kronik mund të mos diagnostikohet për dekada me radhë, derisa një person të shfaqë probleme të rënda me mëlçinë.

Faktorët e rrezikut

Hepatiti B përhapet nga kontakti me gjakun, spermën ose lëngje të tjera trupi me një person i infektuar. Rreziku për infeksionin e hepatitit B rritet nëse:

  • Kryeni marrëdhënie seksuale të pambrojtura me disa partnerë ose me një person të infektuar me hepatit B.
  • Shkëmbeni gjilpërat gjatë injeksionit të drogërave.
  • Jetoni me dikë që ka infeksion kronik të hepatitit B.
  • Keni një profesion që ju ekspozon ndaj gjakut të njeriut.

Burimi: JoTabu.al

Hepatiti B, simptomat dhe rrugët e transmetimit

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?