Mjekët firmosin peticion: Dënim maksimal për aktet e dhunshme ndaj personelit mjekësor

Mjekët e spitalit të Infektivit në QSUT kanë firmosur një peticion ku kërkojnë t’i jepet fund dhunës ndaj mjekëve. Ky reagim ka ardhur pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në Urgjencën e Shërbimit Infektiv të QSUT-së, ku një mjek është sulmuar dhe dhunuar fizikisht nga familjarët e një pacienti.

Disa mjekë, përfaqësues të Shoqatës Shqiptare e Infektivologjisë, i kanë drejtuar një letër Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Urdhrit të Mjekut, ku kërkojnë që të merren masa që të ofrohet një ambient pune i qetë dhe i sigurt për personelin mjekësor. Ata kanë kërkuar që reparti i urgjencës të pajiset me roje të sigurisë me kompetenca dhe aftësi profesionale që të parandalojë dhe minimizojë akte të tilla të dhunshme.

Mjekët kanë kërkuar gjithashtu që të rishikohet kuadri ligjor, dhe dhuna e agresioni ndaj personelit mjekësor në kushtet e punës të konsiderohet si formë shumë e rëndë e cenimit të personit dhe të marrë dënimin maksimal.

 

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme