Nga kirurgu ortoped Artan Bano:
5% e pacientëve të operuar pësojnë rikthim të hernies diskale si pasojë e zhvendosjes së një pjesë disku drejt kanalit spinal në të njëjtin nivel.
Ndërhyrja kirurgjikale për pacientët që vuajnë nga një hernie diskale lumbare dhe që përmbushin kriteret e këtij trajtimi, kanë rezultate shumë të kënaqshme në lidhje me dhimbjen dhe cilësinë e jetës. Pas ndërhyrjes rehabilitimi është i shpejtë. Duhet të ndjekin protokollin e rehabilitimit, të evitojnë ngritjen e peshave dhe përkuljen përpara për 6 javë, punët dhe peshat e rënda dhe vrapin për 6 muaj.


