Çfarë zgjidhje jep ndërhyrja kirurgjikale për hernien diskale?

Nga mjeku Artan Bano, kirurg ortoped:

Ekzistojnë disa alternativa trajtimi kirurgjikal për hernien diskale lumbare. Metodat klasike janë diskektomia (heqja e diskut) e hapur, mikrodiskektomia që herniarealizohet nga një vrimë e vogël dhe diskektomia endoskopike. Vitet e fundit janë zhvilluar edhe metoda të tjera kirurgjikale, siç është lazeri. Kirurgjia e hapur realizohet me ndihmën e mikroskopit. Qëllimi i të gjitha procedurave të mësipërme është largimi i presionit që ushtron disku në rrënjët nervore. Duke qenë se është një procedurë që ka komplikacione, disa prej të cilave mund të bëhen shqetësuese për pacientin, si për shembull simfizat dhe dhimbja e vazhdueshme apo dëmtim i rrënjëve nervore, këto procedura realizohen vetëm në raste specifike dhe me kritere të mirëpërcaktuara.

Trajtimi i hershëm kirurgjikal i hernies diskale lumbare çon në përmirësim të menjëhershëm të dhimbjes, por duke u bazuar në studime të shumta, nuk ka shumë ndryshim rezultati përfundimtar një me dy vjet pas kirurgjisë në krahasim me pacientët që nuk operohen. Në 95-98% të rasteve, pacientët mund të trajtohen në mënyrë konservative me fizioterapi që përbën 2/3 e terapisë dhe medikamente për të ulur enjtjen që shkakton presioni i diskut mbi rrënjën nervore. Medikamentet përdoren me skema nga goja, intramuskulare ose injeksione instraspinale.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?