Cilët janë shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjeve të stomakut?

Përgjigjet Dr. Valdete Malaj, mjeke gastrohepatologe

Gastropathy është një term i përgjithshëm që përdoret për sëmundjet e stomakut. Shumë sëmundje të stomakut janë të lidhura me infeksionin. Historikisht është besuar gjerësisht se ambienti shumë acid i stomakut e bën atë rezistent ndaj infeksioneve të ndryshme. Megjithatë një numër i madh studimesh kanë treguar se në shumicën e rasteve me gastrit, ulcera të stomakut apo kancer të tij, janë të shkaktuara nga infeksioni i mikrob it Helicobacter pylori.

Ky mikrob arrin të mbijetojë nëpërmjet sekretimit të enzimave (ureaza) që neutralizojnë acidin klorhidrik të stomakut. Ka edhe shumë çrregullime apo sëmundje kronike që ndikojnë në funksionin e stomakut. Por, simptomat tipike që lidhen me çrregullimet e stomakut përfshijnë të përziera, të vjella, dhimbje barku, rrjedhje gjaku (me të vjella ose jashtëqitje) dhe dhimbje./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?