Cilat ushqime shkaktojnë gaz?

Shumica e ushqimeve qe permbajne karbohidrate mund te shkaktojne gazra. Ne kontrast me kete yndyrnat  dhe proteinat shkaktojne me pak gaz. Sheqermat qe shkaktojne gaz jane rafinoza, fruktoza dhe sorbitoli.

Domate dhe brokoliperime zarzavateRafinoza: bathet permbajne sasi te medha te ketij lloj sheqeri. Sasi te vogla jane gjetur edhe ne laker,  ne brokoli, asparagus, ne perime te tjera dhe ne te gjitha dritherat.

Laktoza: eshte nje sheqer natyral qe ndodhet ne qumesht dhe produktet e tij si djath, akullore, ushqime te perpunuara si:  buka, cerealet, sallatat e regjura (turshi). Shume njerez kane nivele te ulta te enzimes laktaze e cila eshte e nevojshme per digjestionin e laktozes. Gjithashtu me kalimin e moshes nivelet e enzimave  qe ndihmojne tretjen bien gradualisht mbas moshes 30 vjec. Si rezultat njerezit mund te provojne eksperienca me rritje te sasise se gazrave pas ngrenies se ushqimeve qe permbajne laktoze.

Fruktoza:  eshte e pranishme ne qepet, dardhet, hurma, grure etj. Fruktoza mund te perdoret edhe si embelsues ne disa pije te lehta dhe lengje frutash.

Sorbitoli:  gjendet ne molle, dardhe, pjeshke dhe kumbulla.Gjithashtu perdoret si embelsues ne disa ushqime dietetike dhe camcakiza pa sheqer.

Amidoni ose niseshtja:   ndodhet ne patatet, miser, grure, makarona. Orizi eshte i vetmi qe nuk shkakton gaz.

Fibrat:  ndodhen ne shume ushqime;  mund te jene te tretshme dhe te patretshme. Fibrat e tretshme shperbehen lehte ne uje, zbuten dhe kthehen ne nje lende si xhel ne zorre. Te  gjetura ne tershere, ne krunde, bizele, bathe dhe ne shumicen e frutave, fibrat e tretshme nuk shperbehen derisa arrijne zorren e trashe , ku digjestioni i tyre shkakton gaz . Nga ana tjeter fibrat e patretshme kalojne te pandryshueshme neper zorre dhe prodhojne me pak gaz . Krundet e grurit dhe disa perime permbajne kete lloj fibrete patretshme.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak