Mbajtja e stresit dëmton shëndetin

Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë shëndetit. Një studim i kryer nga “Psychological Science” ka zbuluar se njerëzit që e mbajnë stresin – ata që thonë se i kanë akoma ndjesitë negative të një ngjarjeje stresuese edhe pas një dite – kanë më shumë probleme shëndetësore kronike një dekadë më vonë.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e një studimi mbarëkombëtar, ku janë pyetur më shumë se 1100 të rritur për ngjarjet stresuese që kishin përjetuar çdo ditë për 8 ditë radhazi.

Këtu u përfshinë gjithçka, nga debatet me të tjerët, deri te problemet në punë, shtëpi ose shkollë. Pjesëmarrësit kategorizuan reagimet e tyre emocionale ndaj këtyre stresorëve në atë kohë dhe më vonë.

Pas 10 vitesh pjesëmarrësit u pyetën për gjendjen shëndetësore dhe nëse vuanin nga një nga 26 sëmundjet kronike, si sëmundjet e zemrës, kanceri, çrregullimet autoimunitare, problemet me kockat etj. Pjesëmarrësit treguan gjithashtu se sa gjendja e tyre shëndetësore ndikonte në jetën e  tyre të përditshme. Ata që e kishin mbajtur stresin raportuan për gjendje më të përkeqësuar shëndetësore.

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Prandaj, mësoni si të përballoni stresin dhe si t’i largoni menjëherë ngjarjet stresuese nga mendja, për të parandaluar zhvillimin e këtyre problemeve dhe mbrojtur shëndetin në periudha afatgjate.

Burimi: Harvard School

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale