TFL fiton çështjen në Gjykatë, konfirmohet diskriminimi i pacientëve më sëmundje të rënda mendore

Gjykata konfirmon diskriminin e pacientëve më sëmundje të rënda mendore dhe rrëzon Kërkesë-padinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Gjykata Administrative e Shk. I-rë Tiranë ka shpallur sot vendimin për rrëzimin e Kërkesë-padisë së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS), për shfuqizimin e Vendimit tërësisht të Vendimit nr. 255, dt. 19.12.2018, të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Me këtë Vendim, Komisioneri ka konstatuar diskriminimin e drejtpërdrejtë të shtetasit A. B., dhe të gjithë kategorisë së të sëmurëve të shëndetit mendor (280 shtetas) të ndodhur në në njëjtat apo kushte të ngjashme me të, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Komisioneri është vënë në lëvizje me Ankesën për diskriminim të paraqitur nga Shoqata “Together for Life” ndërsa në proces gjyqësor ishte thirur si Person i Tretë.

Referuar KEDNJ, këtyre shtetasve u shkelet e drejta themelore për të mos iu nënshtruar trajtimit çnjerëzor dhe degradues, e drejta për liri dhe siguri, pasi mbahen në burgje në mënyrë të paligjshme, e drejta për respektimin e jetës familjare, e drejta për zgjidhje efektive dhe e drejta për të mos u diskriminuar. Kushtet në të cilat trajtohen këta pacientë janë tepër të varfëra, janë të braktisur nga ana terapeutike, mungon mjeku psikiatër, si dhe është reduktuar stafi me infermierë.

Komisioneri ka urdhëruar MShMS që, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, të marrë të gjitha masat e nevojshme për përshtatjen e ambienteve të ish-Spitalit të Burgjeve Tiranë dhe dy godinave 4 dhe 5 në Burgun e Lezhës për akomodimin e këtyre shtetasve, ta pajisë atë me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe të domosdoshme mjekësore dhe personelin e specializuar mjekësor dhe psiko-social si dhe godinat të kalojnë tërësisht nën administrimin dhe kujdesin e MShMS, sikurse parashikohet në Ligjin nr. 44/2012, “Për shëndetin mendor”.

Vendimi i mësipërm gjyqësor ka konfirmuar shkeljen e të drejtave themelore të këtyre shtetasve, si dhe përbën një shtysë të re për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi të trashëguar prej gati 3 dekadash, duke respektuar të drejtat e Pacientëve. Respektimi i të drejtave të njeriut përbën edhe një nga pesë prioritetet e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shkelja e të drejtave të këtij komuniteti është në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni