Si e anuloi rritjen e rrogave të mjekëve dhe infermierëve kryeministri i 1 prillit?

Në tetor të 2018-ës, kryeministri Edi Rama premtoi se me buxhetin e ri, më 1 prill të 2019-ës, mësuesit, mjekët, ushtarakët dhe nëpunësit publikë do të përfitonin rritje rroge që fillonte nga 5% deri në 10%.

Por gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri thotë se pavarësisht premtimit të Ramës, ky vendim nuk ka hyrë në fuqi më 1 prill 2019.

“Simbolika e 1 prillit rezultoi më e fortë se premtimi i qeverisë. Në mbledhjen e fundit, që u mbajt këtë të mërkurë, ashtu siç ishte programuar, qeveria indeksoi pensionet me 2.8 për qind, por “harroi” te rrisë rrogat, siç qe zotuar kryeministri publikisht. Por a ishte kjo thjeshtë një harresë? Këtë nuk e besojnë as me naivët. Gjasat janë që qeveria po shkon drejt anulimit të rritjes së rrogave, e cila duhet të kishte hyrë në fuqi që sot”, shkruan gazetari.

Sipas Tomorrit, me këtë vendim kryeministri Rama po kërkon të kompesojë rënien e të ardhurave në buxhet në kurriz të mjekëve, mësuesve dhe gjithë punonjësve të tjerë publik.

Komenti i plotë

Në fund të vitit të kaluar, kur u votua buxheti i 2019-ës, kryeministri njoftoi se duke filluar nga 1 prilli qeveria do të rriste rrogat me 10% për mjekët, mësuesit, ushtarakët dhe një sërë kategorish të tjera. Për të shmangur dhe interpretimet ironike, që mund të lidheshin me datën 1 prill, Edi Rama dha garanci publike se ky nuk ishte një mashtrim, por premtim që do të realizohej.

“Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin. Kështu do të jetë për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë, 10%. Në arsim 7%, janë 4560 mjekë dhe 13765 infermierë dhe 35 mijë arsimtarë që do të përfitojnë këtë rritje. Do të kemi një rritje për sektorin e mbrojtjes në një masë që do të variojë sipas kategorive 5-7%”, tha Rama kur u votua buxheti ne Kuvend.

Por, simbolika e 1 prillit rezultoi më e fortë se premtimi i qeverisë. Në mbledhjen e fundit, që u mbajt këtë të mërkurë, ashtu siç ishte programuar, qeveria indeksoi pensionet me 2.8 për qind, por “harroi” të rrisë rrogat, siç qe zotuar kryeministri publikisht.

Por, a ishte kjo thjesht një harresë? Këtë nuk e besojnë as më naivët. Gjasat janë që qeveria po shkon drejt anulimit të rritjes së rrogave, e cila duhet të kishte hyrë në fuqi që sot. Kjo për disa arsye.

Së pari, përgjithësisht rritjet e rrogave ne sektorin publik paraprihen nga një fushatë e gjerë propagande. Zyrtaret më të lartë të qeverisë dalin nëpër deklarata publike, anoncojne vendimin për të përfituar politikisht duke e cilësuar atë si një akt që tregon se ekonomia është e shëndoshë dhe punët e shtetit janë mirë. Por këtë radhë, të gjithë heshtin, që nga deklarimet kur u votua buxheti në fund të vitit të kaluar, çështja e rritjes se rrogave nuk është përmendur më nga asnjë qeveritar.

Së dyti, arsyeja se pse qeveria hesht është gjendja e saj financiare. Qeveria nuk ka para. Të dhënat paraprake tregojnë se te ardhurat e mbledhura në buxhet për tre muajt e parë të vitit janë me mosrealizim të konsiderueshëm. Pritshmëritë janë që ecuria e dobët e të ardhurave të vazhdojë për gjithë vitin, për shkak se marsi është muaj tipik.

Përballë kësaj situate, qeveria ka filluar të shtrëngojë buxhetin. Shkurt po kërkon të kompensojë rënien e te ardhurave në buxhet në kurriz të mjekëve, mësuesve dhe gjithë punonjësve të tjerë publik, të cilët duke filluar nga sot duhet të përfitonin rritje page.

Në fakt, kjo është politike dritëshkurtër. Qeveritë funksionojnë për interesin e përgjithshëm publik. Ruajtja e parametrave buxhetor është jetike për ekonominë, por kur ke probleme në krahun e të ardhurave merren masa për të ardhurat, nuk u bihet mjekeve dhe mësuesve. Aq më tepër, në situatën qe është Shqipëria tani, ku mjekët largohen çdo ditë.

Kryeministri premtoi rritje rrogash publikisht, e cila do të fillonte në datën 1 prill. Por mjekëve, mësuesve dhe gjithë nëpunësve publike u la 1 prillin, ndërsa rritja e pagave nuk duket. Muhabet 1 prilli, nga qeveri 1 prilli.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme