Humbja e peshës dhe stërvitja mund të lehtësojnë fibrilacionin atrial?

Sipas një studimi të botuar më 7 shkurt 2018 nga Gazeta Amerikane e Kardiologjisë, është zbuluar se humbja sadopak në peshë dhe stërvitja, mund të përmirësojnë simptomat për njerëzit që vuajnë nga fibrilacioni atrial.

Fibrilacioni atrial është një çrregullim i zakonshëm i ritmit të zemrës, i shënuar nga një dridhje ose rrahje zemre, e cila mund të shkaktojë marramendje dhe mungesë frymëmarrjeje. Simptoma të tjera përfshijnë këputje, dobësi dhe lodhje.

Mbi të gjitha, kryerja e ushtrimeve të rregullta të moderuara shoqërohet me përmirësimin e cilësisë së jetës dhe shfaq më pak simptoma te njerëzit me fibrilacion atrial. Si humbja e peshës dhe stërvitja mund të plotësojnë terapitë e tjera për trajtimin e saj, përfshirë medikamentet dhe procedurat.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?