Siguria ushqimore/Rama: Abuzuesit do dënohen deri në 15 vite burg

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një tryezë për sigurinë ushqimore, duke paralajmëruar marrjen e masave ekstreme.

Sipas shefit të qeverisë, siguria ushqimore, është një sfidë e madhe dhe e vështirë që do ta çojë deri në fund, me çdo kusht e çmim. “Ndryshime në Kodin Penal për të hequr lirinë e kujtdo që me lirinë abuzon duke dëmtuar shëndetin e njerëzve”, tha Kryeministri.

Një nga aspektet më problematike, sipas tij është aspekti legjislativ, në lidhje me ndëshkimin.  Ndëshkimet janë shumë-shumë pak, për të mos thënë zero për kategorinë e abuzuesve. Kjo është një betejë e ndryshme, për të vendosur rend dhe ligj.

“Ata që cenojnë shëndetin, duhet të përballen me një konsenguencë shumë të fortë. Si mundet që vdekja e prodhuar të jetë argumenti për të ndëshkuar dikë. Do të thotë që duhet të vdesë dikush, që ai që e tregton këtë produkt, është e papranueshme dhe i përket një kohe të largët 20 e më shumë vjet të legjislacionit tonë penal dhe krijon kaq shumë mundësi për abuzim dhe korrupsion dhe një shteg të mbyllur për goditjen e abuzuesve.

AKU ka gjetur  ushqime të skaduara me tonelata dhe asgjë nuk ka ndodhur. Për prokurorët kjo nuk përbën një çështje.  10-15 vjet burg, ndaj abuzeve dhe heqje përfundimtare të heqjes së lirisë për tu marrë me këtë aktivitet, dhe gjoba të rënda ndaj atyre që iu është shkaktuar dëmi. Një tjetër çështje po shikohet edhe  sekuestrimi i të gjithë aseteve pasurore ndaj abuzuesve”, paralajmëroi Kryeministri.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme