Mjeku helmonte dhe shpëtonte pacientët që të luante rolin e heroit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një mjek francez akuzohet se helmuar 24 pacientë gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, që të mund të tregonte kështu aftësitë e tij jetë-shpëtuese dhe të cilësohej si hero. Anestezisti Frederic Pechier, akuzohet se ka injektuar doza të larta të klorur kaliumit, që shkaktonte arrest kardiak te pacientët që po i nënshtroheshin një operacioni. Dyshohet se 9 prej pacientëve kanë gjetur vdekjen në një klinikë private në lindje të qytetit Besancon, në Francë.

Kolegët e tij tregojnë se filluan të dyshonin kur ai i diagnostikonte pacientët menjëherë për mbidozë të medikamentit.  Ai filloi të hetohej zyrtarisht në vitin 2017 për shtatë helmime; ndërkohë që gjatë një seance gjyqësore, u shtuan edhe 17 raste të tjera, duke shkuar numri në total i pacientëve në 24.

Hetuesit pohojnë se ai i ka krijuar qëllimisht rastet e emergjencave në sallën e operacionit për të luajtur rolin e heroit. Ata e krahasojnë mjekun me një “zjarrfikës piromaniak”.

Burimi: The Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik