Buxheti i shëndetësisë për vitin 2019

Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, më 07.11.2018, për shqyrtimin në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2019” me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë një prezantim të parë të buxhetit për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.

Në shifrat e prezantuara nga Ministrja, rezulton se:

Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2019 është parashikuar të jetë 75 miliardë e 594 milionë e 377 mijë lekë ose 4,31% i PBB-së ose 14.55% përkundrejt buxhetit të shtetit.

I ndarë në dy fushat e zbatimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ky buxhet për shëndetësinë do të financojë 51 miliardë e 60 milionë lekë për vitin 2019 ose 2,91% i PBB-së ose 9,83% përkundrejt buxhetit të shtetit, për mbrojtjen sociale do të financohen 24 miliardë 534 milionë e 414 mijë lekë ose 1,4% kundrejt PBB-së.

Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2019 ka pësuar një rritje në masën 6% ose në vlerë absolute një rritje prej 4,6 miliardë lekë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni