Rreziqet nga fibrilacioni atrial

Dr. Roland Keta, mjek kardiolog në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.4, Tiranë

Komplikacionet e fibrilacionit atrial përfshijnë insuficiencën kardiake (pamjaftueshmëria e zemrës) dhe infarktet në tru apo në pjesë të tjera të organizmit siç janë: zorrët, këmbët, duart, zemra, mushkëritë. Këto situata mund të çojnë deri në vdekjen e të sëmurit.

Cili është trajtimi i fibrilacionit atrial?

Trajtimi është në disa aspekte dhe përfshinë:

  1. Gjetjen dhe shërimi e faktorëve që e shkaktojnë atë.
  2. Ngadalësimin e rrahjeve të zemrës me ilaçe.
  3. Parandalimin e goditjes në tru (infarktit në tru).
  4. Kthimin e fibrilacioni atrial në ritëm normal të zemrës me ilaçe apo me shok elektrik (defibrilim)
  5. Parandalimin e rikthimit të fibrilacionit atrial.
  6. Përdorimin e procedurave siç janë: pacemaker, defibrilatorët, kirurgjia për të parandaluar episode e sëmundjes.

Trajtimi i fibrilacionit atrial bëhet nëpërmjet gjetjes së shkakut, uljen apo rregullimin e ritmit të zemrës dhe parandalimit të goditjes në tru nëpërmjet marrjes së holluesve të gjakut.

Mjekimet përdoren në planin afatgjatë në mënyrë për të parandaluar ripërsëritjen e fibrilacionit atrial, por ato mund të mos japin rezultat apo mund të kenë efekte anësore. Kardioversioni elektrik është i suksesshëm në 95% të pacientëve me fibrilacion atrial por në 75% të tyre, fibrilacioni atrial përsëritet brenda vitit të parë ose të dytë. Disa mjeke mund edhe ta lënë pacientin me fibrilacion atrial për sa kohë që ritmi është nën kontroll, qarkullimi i gjakut është normal dhe medikamentet për hollimin e gjakut merren rregullisht. Trajtimet pa medikamente të fibrilacionit atrial përfshijnë pacemakerin, ablacionin atrio-ventrikular, defibrilatorët atrial dhe procedurës kirurgjikale të Maze-it.

Izolimi i venës pulmonare tregon avantazhe për trajtimin e sëmundjes dhe të suksesit afatgjatë për mbajtjen e ritmit. Prognoza për pacientët me fibrilacion atrial varet nga shkaktari i kësaj gjendjeje dhe zgjatja e kësaj sëmundjeje të zemrës./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit