Psikologia ka dy fjalë për ministren e Shëndetësisë: Mjaft më, e keni qelbur fare

Psikologia e njohur, Denata Toçe, ka reaguar ashpër në lidhje me materialet fotografike të publikuara sëfundmi në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasrliu.

Toçe evidenton përdorimin e imazhit të fëmijëve, duke luajtur me ndjeshmërinë që ata krijojnë tek publiku, gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe e quan këtë një shkelje të pastër të të drejtave të fëmijëve.

Ky fenomen është një shqetësim tejet i madh i evidentuar lehtësisht nëse sheh profilet e politikanëve, si kryeministri Edi Rama apo kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Postimi i plotë:

Nuk durohet më!!!!
Mjaft perdoret fëmijët per reklamimin e “ndjeshmerise” dhe “empatise” farse qe ju karakterizon, sidomos në fushata elektorale. Sapo pash foton e rradhes, kete here nga Ministresha e shendetesise, qe mbulon dhe ceshtjet sociale.

Zonja na kishte dale neper njesite bashkiake. Padiskutim mund te takohet me grupet e interesit, me adulte qe zgjedhin te jene pjese e punes se tyre madje dhe te beje foto me femijet (me lejen e prindit), por ne asnje rast, e theksojë, në asnjë rast nuk mund te publikojë ne media apo rrjete sociale fotot e tyre. E para, keni shkelur te drejtat e fëmijëve.

E dyta, perdorni ne shkelje te plote te etikes per përdorimin e fëmijëve në media dhe e treta, keni shkelur rregullat zgjedhore. Duket se ju eshte regjur lekura duke abuzuar mbi te drejtat e njeriut apo ligjin, por kur vjen puna te fëmijët, e keni qelbur fare. Mjaft me!/ Marrë nga Faxweb

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak