Pacientët me Hemofili diskriminohen për shkak të gjendjes shëndetësore, aftësisë së kufizuar dhe vendbanimit

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me Vendimin nr. 77, dt. 25.06.2019,  ka konstatuar se pacientët me hemofili diskriminohen për shkak të :

  1. “gjendjes shëndetësore” si pasojë e mos-trajtimit të tyre me sasinë e duhur dhe të mjaftueshme të medikamentit koagulant Faktor;
  2. “aftësisë së kufizuar” si pasojë e mos-garantimit të trajtimit me sasinë e duhur dhe të mjaftueshme të medikamentit koagulant Faktor;
  • “vendbanimit” si pasojë e mos-ofrimit të shërbimit mjekësor dhe medikamentit Faktor në spitalet rajonale, pranë vendbanimeve të tyre.

Diskriminimi është shkaktuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë. Aktualisht janë rreth 235 pacientë në të gjithë vendin të cilët  banojnë në qarqet Berat (9 pacientë), Dibër (16 pacientë), Durrës (21 pacientë), Elbasan (32 pacientë), Fier (21 pacientë), Gjirokastër (12 pacientë), Korçë (6 pacientë), Kukës (5 pacientë), Lezhë (8 pacientë), Shkodër (10 pacientë), Tiranë (83 pacientë) dhe Vlorë (12 pacientë).

Në këtë Vendim, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka urdhëruar marrjen e masave të menjëhershme nga këto dy institucione për garantimin e sasisë së nevojshme të medikamentit Faktor, për pacientët me Hemofili. Gjithashtu, ka urdhëruar marrjen e masave të menjëhershme për t’u siguruar shërbim mjekësor nga mjekë të specializuar dhe medikamentet e nevojshme në spitalet rajonale.

E drejta për kujdes shëndetësor është një e drejtë themelore që realizohet përmes garantimit të masave parandaluese, të drejtës për akses në shërbimet sipas nevojës vetjake, të drejtën që ky kujdes ofrohet brenda një kohe të shpejtë dhe të paracaktuar, që kujdesi shëndetësor të ofrohet me cilësi të lartë, të drejtën për mbrojtjen e pacientëve nga rreziqet, të drejtën për të evituar sa të jetë e mundur vuajtjen dhe dhimbjen në çdo fazë të trajtimit, të drejtën për ankimim, etj.

Shoqata “Together for Life” do të vijojë punën për respektimin e të drejtave të pacientëve në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni