Jeta e mjekut nëpërmjet bisturisë

MIMOZA LLAVDANITI

Të përcaktosh fatin dhe rrugën e profesionit është shpesh e vështirë, por ndonjëherë edhe e pamundur, pavarësisht dëshirave dhe qëllimeve në jetë. Por kur kjo rrugë e ka marrë destinacionin e saj, qëllimi i vetëm ngelet të japësh maksimumin e gjithë kapacitetit profesional duke i bashkangjitur dhe atë qytetar.
Të shërbesh me profesionalizëm ashtu si ditën e parë të veshjes së uniformës, që përfaqëson dëlirësinë e bardhësisë së zemrës, është sakrificë njerëzore.

Prej 40 vitesh, me po të njëjtin profesionalizëm, ju shërben qytetarëve nga i gjithë qarku
i Gjirokastrës, kirurgu, doktor Roland Karalli. Pas mbarimit të arsimit të përgjithshëm në
qytetin e lindjes, në vitin 1968 nis rrugëtimin me shumë të panjohura pranë fakultetit të Mjekësisë së Përgjithshme nga ku dalloi për rezultate shumë të mira. Kthimi në vendlindje ishte me një tjetër status, atë të mjekut të përgjithshëm. Në këtë kohë shërben në krahinën e Lunxhërisë. Edhe gjatë kësaj kohe në qendër të punës profesionale ka qenë obligimi mjekësor për t’ju gjendur pranë çdo qytetari, në çdo orë të ditës dhe të natës.

Spitali i Gjirokastrës, më i madhi në jug të vendit, kishte nevojë akoma më shumë për mjek specialist, të cilët do të ishin aty për çdo nevojë shëndetësore.

Në vitin 1979-të mbaron specializimin për kirurgji të përgjithshme, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Dijet dhe njohja e literaturës janë padyshim për një mjek oqeani i pafundmë, i cili reflektohet në ecurinë e pacientëve, në përcaktimin e diagnozave saktë, dhe pse për kohën shumë aparatura mungonin, por kjo mungesë e ka tërhequr në strofullin e rehatisë.

Vite impenjime profesionale, përballje me realitete kulturore dhe mungesë kulture mjekësore nuk ja venitën aspak ndjenjën e profesionalizmit.
I është dashur të qëndrojë me orë të gjata pranë pacientit, ndoshta dhe i dyzuar për ecurinë sepse mjetet diagnostikuese nuk të ofronin luksin e komoditetit,
por asnjëherë të vetme nuk ka denjuar të jetë indiferent. Si kirurg prej një dekade ka përjetuar emocione të forta, në çdo ndërhyrje kirurgjikale, sepse vetë salla e operacionit është vendi ku pacienti futet në gjendje të vetëdijshme, përjashto rastet ekstremisht të rënda. Dhe jeta e pacientëve varet jo vetëm nga lloji dhe gjendja në të cilën, por
dhe nga aftësitë profesionale. Në sytë e familjarëve i është dashur të jetë “Zot”, dhe përballë pacientit është dyfish obligim.

Koha tregon vlerat profesionale dhe ato humane, që janë balanca më e mirë e viteve. Pa dyshim që në rrjedhën e viteve çdo njeri prej tyre është tregues absolut, por në vitin 1997-të kur çdo institucion u shpërbë nga çdo funksion, në krye të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, Dr. Karalli përballoi i vetëm dhe me mjaft sukses operacione që mund të realizoheshin në klinika të specializuara.

Nuk mund të ketë përkufizim mbi gamën e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe prognozën e suksesshme. Kjo etapë ishte një ndër sprovat kur Dr. Karalli e pa veten në shumë sfida profesionale, madje shpesh shprehet se ajo ishte shkolla e luftës, ku pacientët e plagosur me armë zjarri, të djegur nga mosdija gjatë përdorimit të barutit. Kjo panoramë e frikshme e ka vënë shpesh me shpatulla pas murit, por kur në tavolinën operatore gjendet pacienti, faktori për të shpëtuar jetë, koha nuk lë vend shumë për mendime të thella. E përballë çdo të pamundure ka arritur që falë dashurisë për profesionin të
jetë i suksesshëm.
Në karrierën e gjatë profesionale e sheh të shfaqet që në orët e para të mëngjesit, qetësisht përshëndet dhe fjalia e pare nis, “Si ka qenë situate”? E kur largohet
në departamentin e kirurgjisë ndodh po e njëjta rutinë, e mandej dita merr vijimësinë
sipas ndërhyrjeve të planifikuara, ose rasteve urgjente. Jo më pak vazhdon të jetë i pranishëm dhe në postet drejtuese në pushtetin lokal ku korrektësia e bisturisë
nuk ja ka lejuar të bëjë ndërhyrje, të cilat do shkaktonin dhimbje qytetare. Dr. Karalli karakterizohet nga energji pozitive sepse përballë vështirësive ka ditur të reflektojë, ka njohur vuajtjen e pacientëve, ndryshimet kohore, mentalitetin formues të shoqërisë dhe prej vështirësive të kaluara, nuk mund të vlerësosh të tashmen dhe kurrë nuk mund të
ecësh para.
Me personalitetin dhe figurën e ngritur në vite është shndërruar në një burim të pashtershëm për çdokënd që shkollën e dijes e ka çelësin e suksesit. Njohja e figurave që lenë gjurmë nuk është çështje sentimentalizmi dhe as kureshtje, por në thelb është njohje e vlerave që falë përkushtimit dhe energjisë pozitive janë sot me bisturi, për të mundur sadopak heqjen e masave malinje në shoqërinë, e cila kërkon konsumim kohe në shërbim të qytetarëve.

 

Postime të ngjashme

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet