“Shkel e shko”! Financat “dush të ftohtë” arsimit e shëndetësisë

Ministria e Financave komentoi për ministrinë e Arsimit se raporti i monitorimit nuk është në përputhje me përcaktimet e bëra në Udhëzimin nr. 22, datë 17.11.2016 “Për procedurat standarde të monitorimit të buxhetit në njësitë e Qeverisjes Qendrore”.

“Nuk janë paraqitur anekset e raportimin të realizimit të produkteve dhe të treguesve të performancës dhe relacioni shoqërues nuk përmban analizë të realizimit të produkteve dhe të treguesve të performancës për çdo program për periudhën raportuese, por vetëm analizë të realizimit të shpenzimeve sipas zërave të tyre” komentuan Financat.

Ministria e Financave vërejti mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara nga ministria e Arsimit me të dhënat faktike të siguruara nga sistemiinformatik financiar i qeverisë për shpenzimet kapitale me financim të huaj në 3(tre) programe. Për më tepër anekset e paraqitura nuk janë të firmosura nga drejtuesit i ekipit të menaxhimit të programit dhe nga Sekretari i Përgjithshëm.

 Vërejtje të ngjashme ishin edhe për ministrinë e Shëndetësisë, ku është konstatuar, se të dhënat e raportuara në raportin e monitorimit, nuk janë të sakta sipas formateve të përcaktuara në udhëzim.

Relacioni shoqërues i Ministrisë së Shëndetësisë nuk është një analizë e detajuar e treguesve të monitorimit dhe zërave të shpenzimeve për të argumentuar apo shpjeguar arsyet e mosrealizimeve, por vetëm konstatues, thuhet në komentet e financave

Gjithashtu mungon analiza e realizimit të produkteve.

Ministria e Financave vërejti se edhe për Ministrinë e Shëndetësisë ka mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara nga ministria me të dhënat faktike të siguruara nga sistemi informatik financiar i qeverisë për shpenzimet kapitale me financim të huaj në programin “Shërbime të Kujdesit Shëndetësor Dytësor”./Monitor

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni