Të përkëdhelësh një qen redukton stresin

Ilma Lamçe

Sipas një studimi të bërë nga një grup shkencëtarësh në Amerikë, ka rezultuar se përkëdhelja e një kafshe ulte ndjeshëm stresin. Për këtë studim u morën një grup studentësh të cilët kishin stresin e provimeve, të punës pas përfundimit të shkollës dhe shumë persona të tjerë. Ata u ndanë në disa grupe, ku disa u lanë që t’i përkëdhelnin kafshët dhe të luanin me ta ndërkohë që të tjerë thjesht mund t’i shikonin në televizor.

Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit kanë treguar se të përkëdhelësh vetëm 10 minuta një mace apo qen mund të ketë një ndikim të rëndësishëm. Nxënësit që e bënë këtë veprim përjetuan një reduktim të ndjeshëm të kortizolit, një hormon që nxit stresin.. Ky është studimi i parë që ka treguar ulje në nivelet e kortizolit në realitet, dhe jo vetëm tek testet laboratorike.

Studiuesit zbuluan se studentët që ndërveprojnë drejtpërdrejt me kafshët kishin nivele shumë më të ulëta të kortizolit në pështymën e tyre pasi kishin përqafuar qenin.

“E dinim që studentët pëlqejnë të bashkëveprojnë me kafshët dhe se kjo i ndihmon të ndjejnë më shumë emocione pozitive”, thonë studiuesit.

“Por ajo që është e rëndësishme, ulja e nivelit të hormoneve të stresit, me kalimin e kohës, mund të përkthehet në përfitime të konsiderueshme për shëndetin fizik dhe mendor”./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë