Vazhdon lindshmëria e ulët në Shqipëri

Lindjet dhe shtesa natyrore e popullsisë vijojnë të shënojnë rënie në Shqipëri ndërkohë që studiuesit vlerësojnë se vendi është në një emergjencë demografike që kërkon hartimin e politikave për të frenuar migrimin, reduktuar varferine dhe rritur lindshmërinë.

Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Instituti i Statistikave numri i lindjeve për tremujorin e dytë të vitit 2019 ishte në Shqipëri 6362, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018.

Po sipas këtyre të dhënave edhe shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë të vitit 2019, shënoi një rënie me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018.

Qarku i Gjirokastrës vijoi të regjistrojë numrin më të ulët të lindjeve me një rënie 10% krahasur me një vit më parë ndërsa nëntë nga 12 qarqet e Shqipërisë regjistruan rënie të lindjeve në tremujorin e dytë 2019.

Në fillim të ketij viti Qeveria shqiptare njoftoi shpërndarjen e një bonusi me qëllim nxitjen e rritjes së popullsisë. Nga 1 janari i vitit 2019 familjet përfitojnë 40 mijë lekë për fëmijën e pare të lindur, 80mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120.000 mijë lekë për fëmijën e tretë. Emigracioni dhe nivelet e larta të varfërisë në shumë zona shihen ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në rënien lindjeve dhe uljen e shtesës natyrore të popullisë.

Vitet e fundit është rritur edhe numri i shqiptarëve që po u drejtohen vendeve të Bashkimit Europian për marrjen e shtetësisë duke humbur lidhjet me vendin amë. Sipas të dhënave të EUROSTAT, publikuar pak ditë më pare, përfituesit shqiptarë përbënin rreth 8% të rreth 825. 000 personave që kanë fituar shtetësinë e një shteti anëtar në Bashkimin Europian gjatë vitit 2017.

Sipas EUROSTAT 58,853 qytetarë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të BE-së me rreth 68 mijë pasaporta. Greqia dhe Italia janë dy shtetet fqinje me Shqipërinë që kanë dhënë më shumë pasaporta për shqiptarët (97% të totalit) vlerësohej nga të dhënat e EUROSTAT.

Shqiptarët në Greqi po e përdorin nënshtetesinë greke për të emigruar drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian apo për të përfituar ndjekjen e arsimimit të fëmijëve në universitetet europiane ku tarifat janë më të ulta për shtetasit nga vendet anëtare. Rritja e përfitimit të nënshtetësisë ka vijuar të rrisë emigrimin e shqiptarëve i cili po ndihet sidomos në zonat ndërkufitare shqiptare të cilat janë braktisur në masë të madhe nga banorët./ Burimi: VOA

Postime të ngjashme

Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?