Katër punëtorë janë rrëzuar nga skela e një pallati në rrugën “Faik Konica” Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila transportoi punëtorët në spital.
Ngjarja u raportua rreth orës 15:05. Policia ndodhet në vendngjarje.
Raportohet se dy nga punëtoret ndodhen në gjendje të rëndë.
Burimi: Ora News

