Receta me rimbursim çdo 6 muaj

Popullsia e Shqipërisë, po përjeton një barrë sëmundjesh në rritje, për shkak të përfshirjes në procesin e plakjes dhe rënies së lindshmërisë. Diagnozat kardiovaskulare, tumorale dhe ato kronike e kanë renditur Shqipërinë vendin me barrën më të lartë të sëmundshmërisë në rajon për 2015, sipas të dhënave globale “health data”.

Ndërkohë, pacientët kronikë shpesh herë janë ankuar për procedura burokratike në marrëdhënie me sistemin shëndetësor (lidhur me procedurat për marrjen e ilaçeve me rimbursim). Në këtë kontekst është kërkuar disa herë ndërmarrja e politikave lehtësuese për këtë kategori pacientësh.

Në një njoftim të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është prezantuar një procedurë e re që pritet të sjellë lehtësi për pacientët kronikë të stabilizuar.

“Receta me rimbursim çdo 6 muaj? Është e mundur për pacientët kronikë të stabilizuar, me lehtësimin e procedurave që shkurtojmë kohën e pritjes përfitojnë pacientët dhe mjekët”, -tha Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Lehtësojmë procedurat për përfitimin e barnave të rimbursueshme për pacientët kronikë. Mjeku pasi konsulton pacientin kronik e pajis atë me recetë 6-mujore me rimbushje dymujore në farmaci. Mjeku lëshon recetën elektronike me tre kode. Kodet janë me vlefshmëri dymujore, njëri pas tjetrit. Pacienti i drejtohet farmacisë. Farmacisti verifikon kodin e recetës dhe i rimburson pacientit barnat sipas vlefshmërisë. Pacienti ndjek të njëjtën procedurë dhe me dy kodet e tjera të recetës me rimbursim. Kujdes, në rast se keni probleme shëndetësore konsultohuni në çdo kohë me mjekun e familjes”, përmbyll Manastirliu./ProPacientit.com

Postime të ngjashme

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet