A shkaktojnë kontraceptivët infertilitet?

Dr. Elton Peci, mjek obstetër-gjinekolog

Mjaft femra mund te marrin kontraceptivë për të shmangur shtatzëninë ose dhe për arsye të tjera (për të trajtuar kistet ovariane, për të rregulluar ciklin menstrual, për dhimbjen menstruale, për endometriozën etj).

Legjenda dhe Miti: Disa gra mendojnë dhe besojnë se pas ndalimit të përdorimit të kontraceptivëve, trupi do kohë për të “shpëlarë” hormonet që përmbajnë këto kokrra, duke shkaktuar në këtë mënyrë vonesën për të pasur një shtatzëni.
Realiteti: “Asnjë metodë kontracepsioni nuk shkakton infertilitet”
Në fakt gratë mund të ngelin shtatzëna menjëherë pas ndalimit të kontraceptiveve, madje edhe që në muajin e parë pas ndalimit. Megjithëse trupi i gruas mund të ketë ndryshuar gjatë kohës kur femra ka përdorur kontraceptivët, vetë kontrolli i shtatzënisë me anë të kontraceptiveve nuk dëmton fertilitetin e femrës.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?