Lëkundjet e tërmetit shkaktojnë dëmtime tek Materniteti i Ri

Lëkundjet e mëdha të tërmeteve që kanë rënë përgjatë tri ditëve të fundit në Shqipëri kanë shkaktuar dëme të shumta në ndërtesa, përfshirë edhe Maternitetin e Ri.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka publikuar disa foto ku duken çarjet që ndërtesa ka pësuar si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, edhe pse nuk është prekur në strukturë.

“Nuk është vetëm urgjenca në Durrës, që ka pësuar dëmtime. Megjithëse e paprekur në strukturë, Materniteti i Ri është i dëmtuar, po ashtu. Fotot më poshtë tregojne një gjendje tepër shqetesuese. Thuhet që atje ka qenë edhe një ekip për të bërë vlerësimin teknik të godinës, por asgjë nuk është bërë publike. Është në detyrën e qeverisë të bëjë menjëherë transparencë. Sa më shumë informacion, aq më pak dëme në njerëz, aq më pak panik.

 

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës