A mund të rishfaqet psoriasis?

Violeta Dajci

Dermatologia Violeta Dajçi

Kam psoriasi, përdor një xhel që më ka dhënë doktori. Dua t’ju pyes dhe juve, është një sëmundje e lëkurës që ikën mbas mjekimit apo ka mundësi të dalë prapë? Ketrina

Përgjigjja nga dermatologia Violeta Dajçi

Psoriasis është një patologji autoimune kronike, në përgjithesi e trashëgueshme e cila mund të mbahet nën kontroll por nuk zhduket asnjëherë plotësisht. Kjo sëmundje prek lëkuren, thonjtë dhe skalpin e kokës. Ka disa faktorë që e acarojnë ose japin shpërthime të reja si: Infeksionet e ndryshme dhe kryesisht ato të grykëve,stresi emocional dhe fizik, përdorimi i pijeve alkolike,disa medikamente.

Elemente psoriatike  shfaqen në zonat ku vritemi, gërvishtemi ose në plagët postoperatore (fenomeni Koebner).

Patologjia ka mjekime specifike dhe kryesisht mjekime lokale, të cilat gjithmonë duhen të merren me rekomandim të mjekut dermatolog, në varësi të gjendjes, moshës dhe reagimit të patologjisë ndaj mjekimit. Në rastet kur patologjia është e përhapur përdoren mjekimet sistemike që kanë dhe efekte anësore, ndaj fillohen në përgjithësi në kushte spitalore për të parë reagimin e organizmit ndaj tyre. Së fundmi dhe në Shqipëri  trajtimi i psoriasisit bëhet dhe me medikamente biologjike të cilat kanë më pak efekte anësore, por edhe përdorimi i tyre kërkon ndjekje të rreptë spitalore të pacientit.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare